Sunday, 04.28.2024
ME DUAR TE PASTERTA
Site menu
Our poll
ZGJEDHJET 28 QESHOR.CILA PARTI FITON
Total of answers: 484
Main » 2009 » February » 24 » Kreu i PS-së zhvendos monologun e tij në takimin me “vullnetarët” pleq në Peshkopi
Kreu i PS-së zhvendos monologun e tij në takimin me “vullnetarët” pleq në Peshkopi
4:09 PM

Kreu i PS-së zhvendos monologun e tij në takimin me “vullnetarët” pleq në Peshkopi

Kreu i PS-së zhvendos monologun e tij në takimin me “vullnetarët” pleq në Peshkopi

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zgjedhur Peshkopinë dhe takimin me “vullnetarët-pleq” të këtij qyteti, për ti dërguar mesazh  mosbashkëpunimi rivalit ët tij brenda të majtës, kreut të LSI-së, Ilir Meta. Nga Peshkopia, Rama ka përjashtuar dje, mundësinë e bashkëpunimit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit me korrentet e tjera politike të së majtës përtej koalicionit që drejton vetë, duke përfshirë këtu edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. 

Nga qyteti i Peshkopisë që ka qenë edhe ndalesa e radhës në kuadër të rrjetit të takimit me pleqtë “vullnetarët për ndryshim”, Rama ka bërë të qartë se socialistëve nuk u intereson një pazar kryetarësh, por një bashkim i ri qytetarësh. “Loja e vjetër e interesave personale duke i përçarë dhe sunduar njerëzit i ka ndihmuar politikanët të shkojnë shpesh herë aty ku kanë dashur të mbërrijnë. Por, e ka penguar 18 vjet me radhë Shqipërinë të mbërrijë aty ku të gjithë ne kemi dashur. Një fitore falë mënyrës së vjetër të të marrurit vesh mes zanatçinjsh të pazarit të vjetër politik ju nuk ju duhet. As mua nuk më intereson. Një bashkim kryetarësh për të ndarë poste për politikanët dhe për të lënë njësoj pa zgjidhur njësoj si 18 vjet me radhë hallet për njerëzit dhe për familjet shqiptare,  juve nuk ju duhet. Po as mua nuk më intereson”, deklaroi kryesocialisti. 

Views: 1365 | Added by: aleksi | Rating: 0.0/0 |
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Login form
Calendar
«  February 2009  »
SuMoTuWeThFrSa
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
Search
Site friends
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Copyright MyCorp © 2024
Make a free website with uCoz